top of page

Mësuese e Gjuhës Gjermane

Tiranë, Albania

Job Type

Workspace

Ne prezence

Detaje mbi pozicionin

Studit Academy shpall pozicion të hapur për Mësuese të Gjuhës Gjermane për një projekt të ri dhe ambicioz që synon të përmirësojë përgatitjen gjuhësore të individëve që synojnë studime ose punësim në vendet gjermanofolëse.


Kërkesat për pozicionin:

  • Minimumi 3 vite përvojë profesionale në mësimdhënie të gjuhës gjermane

  • Diplomë Bachelor dhe Master në gjuhë gjermane, pedagogji ose fusha të ngjashme.

  • Niveli i gjuhës: Njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane – niveli C1 i certifikuar

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe përgatitje pedagogjike për t’u përshtatur me nivele të ndryshme të nxënësve.

  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, me përkushtim dhe me integritet profesional.

  • Te jete fleksibel me oraret. Pozicioni ofrohet ne prezence dhe online


Çfarë ofrohet:

  • Mundësi për t’u bërë pjesë e një team inovativ dhe me ndikim

  • Pagesë konkurruese, mbi mesataren e tregut, në përputhje me përvojën dhe kualifikimet profesionale.

  • Mjedis bashkëpunues dhe mbështetës, me mundësi zhvillimi të mëtejshëm profesional.

Aplikimi:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në, certifikatën e nivelit të gjuhës, në adresën e mëposhtme: info@studit.academy

Afati i fundit për aplikim: 15.05.2025

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të kontaktohen për intervistë.

Subscribe Form

Thanks for submitting!

©2022 by Studit.de.

bottom of page