top of page

Çfarë ndodh nëse nuk paraqiteni në takimin me mjekun në Gjermani?

Daily Studit

Gjermanët e vlerësojnë përpikmërinë - dhe gjithmonë paraqiten në orar për angazhimet. Pra, çfarë ndodh nëse humbisni takimin e mjekut ose e anulloni atë?

Ndonjëherë anulimi i një takimi është i pashmangshëm, për shkak të një arsye tjetër urgjente. Ose ndonjëherë mund të ndodhë që njerëzit të harrojnë se kanë në axhendë konsultën e mjekut.

Sipas Qendrës Gjermane për të Drejtat e Konsumatorit (Verbraucherzentrale), tarifat nga spitalet për pacientët që humbasin ose anulojnë takimet me mjekun lejohen vetëm në raste të jashtëzakonshme. Por kjo ndodh shpesh.

Si krahasim, në Austri mjekët lejohen ligjërisht të kërkojnë një tarifë nëse pacientët nuk paraqiten. Kostoja ndryshon por nuk mund të jetë më e lartë se 200 €.

Është e vetëkuptueshme që duhet të përpiqeni të anuloni takimet me mjekun që nuk mund t'i frekuentoni në kohën e duhur (zakonisht me të paktën 24 orë ose idealisht 48 orë njoftim).

Ju mund ta bëni këtë me telefon, email ose një sistem elektronik të rezervimit të takimeve nëse ekziston.

Duke lajmëruar paraprakisht, ju u jepni pacientëve të tjerë mundësi. Ju gjithashtu mund ta përdorni këtë mundësi për të lënë një takim të ri nëse është e nevojshme. Nëse mjeku është në dijeni për anullimin, atëherë sipas ligjit, nuk duhet të paguani për anullimin e tij.

bottom of page