top of page

Ulet inflacioni, çmimet mund të kthehen njësoj si më parë: Gjermania sot

Daily Studit

Krim

Një video ka qarkulluar në rrjetet sociale ditët e fundit që tregon një përdhunim të organizuar në grup. Mësohet se viktima është një 12-vjeçare. Të rinjtë e përfshirë besohet të jenë midis moshës 12 dhe 16 vjeç.

Siç raportohet, videoja nuk është një regjistrim fals dhe këtë e ka konfirmuar vetë policia e Mynihut. Në video shfaqen pesë djem duke sulmuar një vajzë në një oborr.

Videoja qarkullon në rrjet që prej 10 prillit. Autoritetet po marrin menjëherë masa për identifikimin e të rinjve pjesëmarrës në sulm.

Inflacion

Në muajt e fundit, konsumatorët kanë vuajtur nga rritja e çmimeve të perimeve, bulmetit dhe produkteve të ngjashme. Situata po lehtësohet gradualisht me rënien e inflacionit.

Pas rritjes së inflacionit në Gjermani në fillim të vitit, dhe rritjes së çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, situata gradualisht po qetësohet.

Norma vjetore ra nga 7.2% në prill në 6.1% në maj, sipas një vlerësimi fillestar nga zyra e statistikave Eurostat. Ekspertët kishin pritur një ulje më të vogël. Duke pasur parasysh shifrat e reja, qeveria federale tani foli për një trend pozitiv.

Ngrohje

Larg gazit dhe naftës, drejt energjive të rinovueshme. Ky është plani i ligjit të ri të ngrohjes që po planifikon qeveria federale. Nga viti 2024 mund të ketë risi dhe ndryshime të rëndësishme për familjet.

Dihet se qeveria federale dëshiron të ndalojë sistemet klasike të ngrohjes me gaz dhe naftë deri në vitin 2045. Sistemet e reja të ngrohjes do të instalohen gradualisht në Gjermani. Panelet diellore dhe sistemet alternative të ngrohjes duhet t'i bëjnë familjet më pak të varura nga nafta dhe gazi.

Ky ndryshim vjen si pasojë e planprojektit për pakësimin e emetimit të gazeve të dëmshme në atmosferë.

bottom of page