top of page

Sondazh: Një në shtatë gjermanë po merr Overdraft

Daily Studit

9% e të intervistuarve shpjegojnë se arsyeja për këtë lloj veprimi bankar është vështirësia ose pamundësia për të përballuar çmimet e rritura në jetën e përditshme.

Pothuajse një në shtatë konsumatorë (14%), sipas sondazhit, ka marrë overdraft kohët e fundit ose e ka marrë në konsideratë këtë lloj veprimi në bankë. Sipas raportimeve të Zyrës Qëndrore për Konsumatorin, 48% e gjermanëve thanë se si kostot e larta të jetesës, ashtu edhe faturat e shtrenjta të energjisë ishin shkaqet kryesore, që llogaritë e tyre kaluan me minus gjatë periudhës fillim shtatori-fillim dhjetori.

9% thanë se nuk mund t’i përballonin dot më çmimet e larta që vazhdojnë të rriten çdo ditë.

Ramona Pop, presidentja e Zyrës Qëndrore për Konsumatorin thotë që kjo është afërmendsh një mënyrë e rrezikshme, sepse interesat e overdraftit janë interesat më të lartë të mundshëm. Për këtë arsye, sipas saj, është detyrë e politikës t’i menaxhojë këto raste, në mënyrë që njerëzit të mos jenë të rrezikuar nga borxhet e mëdha, që nuk mund të shlyhen.

Ajo vazhdon të sqarojë, që mundësia e overdraftit është krijuar në rastet kur dikujt i duhen 100 ose 150 euro më shumë, por nuk ka kohë të presë deri në rrogën tjetër. „Pra,-vazhdon Pop,-ky veprim bankar nuk është mënyra për të financuar jetësën.“ Në disa raste, ndodh që njerëzit të marrin overdraft dy ose tri rroga së bashku. Pop sugjeron, se qeveria federale duhet të mundësojë edhe këshillime falas me taksapaguesit në të ardhmen, në mënyrë që ata të mos bëjnë gabime të mëdha financiare.
Për momentin, një përmirësim i lehtë i gjendjes ekonomike mund të vihet re, duke qenë se së shpejti qeveria do të nisë me dhënien e ndihmave financiare ose subvencioneve të mundshme, sipas kategorive të parashikuara në këto paketa.

Burimi: https://www.zdf.de/nachrichten/wirtschaft/konto-ueberziehung-dispo-kredit-bank-100.html

bottom of page