Daily Studit
Akomodim
Dy vjet më parë, industria e pasurive të paluajtshme po funksiononte mjaft mirë. Edhe pse çmimet e ndërtesave u rritën, çmimet e qirave konsideroheshin pjesërisht të përballueshme.
Megjithatë, ditët e sotme, tregu po has gjithnjë e më shumë vështirësi. Objektivi i qeverisë federale për 400,000 apartamente të reja në vit vështirë se do të jetë i arritshëm në vitet e ardhshme. Ekspertët e industrisë presin pak a shumë gjysmën e objektivit për këtë vit – dukshëm më pak se në vitet e mëparshme.
Edhe pse shumë njerëz po shpërngulen në periferi apo më larg, në të njëjtën kohë fluksi nga jashtë po rritet, veçanërisht në qytetet më të mëdha të Gjermanisë. Kohët në tregun e pasurive të paluajtshme kanë ndryshuar. Situata më kaotike paraqitet në qytete të tilla si Frankfurti, Mynihu, Berlini etj.
Prodhim
Një nga ish përpunuesit më të mëdhenj të peshkut në Evropë në Rügen ndërpreu aktivitetin e tij. Euro-Baltic Fischverarbeitungs GmbH njoftoi të hënën se ky vendim ishin i nevojshëm.
Pavarësisht ristrukturimit, është bërë e qartë se operacionet nuk mund të vazhdojnë ekonomikisht në të ardhmen, sipas një deklarate. Arsyet për këtë janë veçanërisht rritja e mprehtë e kostove për energjinë, personelin dhe lëndët e para.
Ushqim
Rewe tërheq mbrapsht produktin “Mettwurst” si pasojë e helmimeve të njëpasnjëshme. Rewe përfaqësohet me një numër degësh në të gjithë Gjermaninë, kështu që tërheqja aktuale vlen për të gjitha degët si masë paraprake.
Produkti rezultoi se përmban bakterin patogjen Escherichia Coli, dhe klientët rekomandohet të mos e konsumojnë.
Nëse tashmë është konsumuar, bakteri mund të shkaktojë diarre dhe të përziera. Në këtë rast, duhet të konsultoheni me një mjek.