Daily Studit
Konsumi është ulur ndjeshëm
Komisioni Evropian mendon se njëri prej shkaqeve për këtë përmirësim ekonomik në Gjermani e BE është menaxhimi shumë i mirë i krizës energjitike. Ai shprehet se ky vend ia doli të zgjerojë burimet e energjise, si edhe uli ndjeshëm konsumin e saj. Për rrjedhojë, rezervat e gazit mbetën të mbushura plot dhe çmimet në përgjithësi janë rikthyer në atë nivel që ishin para luftës në Ukrainë. Paolo Gentiloni, komisioner i BE-së për Ekonominë shprehet se rreziku për recesion dhe mbarim të gazit pothuajse janë zhdukur, por niveli i papunësise vazhdon të mbetet në nivel rekord.
Gjermania më e fortë nga ç‘ishte menduar
Edhe qeveria federale është bërë më në fund optimiste, por gjithsesi vetëm sa i takon situatës ekonomike. Për vitin e kaluar përllogaritet një rritje prej 0,2%. Rreziku për një recesion të fortë ekonomik duket se është ulur, sepse vendi me nevojën më të madhe për gaz e gjeti një zgjidhje për blerjet në Rusi që nuk kishin për të ardhur më. GDP gjermane (Prodhimi i brendshëm bruto) për çudi u ul me 0,2% tremujorin e katërt të vitit të kaluar, pasi ishte rritur me 0,5% përgjatë verës. Por në qoftë se shikohet një minus i dytë në fund të tremujorit të parë për 2023, atëherë ekspertët e ekonomisë mund të flasin për një recesion teknik.
Pritet recesion global?
Duket se pamja e përgjithshme shfaq ndryshime të mëdha në disa pjesë të ndryshme të planetit. Sipas sondazheve dhe studimeve nga institutet ekonomike, për shkak të rritjeve shumë të vogla ekonomike, duket se Evropa qëndron në kufijtë e recesionit. Në veçanti Evropa Lindore me 0,1% apo Evropa Perëndimore me 0,7% pritet të jenë zonat me rritje më të ngadaltë ekonomike, për sa i përket të ashtuquajturit „Veri global“ (vendet e zhvilluara), me pritshmëri për të arritur ngadalë zhvillimin e nevojshëm deri në 2026.
Një rritje e ngadaltë parashikohet edhe në Amerikën e Veriut me 1,6% apo Azinë Jugore me 1,7%.
Burimi: Tagesschau