Daily Studit
Pensione
Pensionet në Gjermani do të rriten deri në 5.86%. Rreth 21 milionë pensionistë në Gjermani presin me padurim muajin e ardhshëm dhe risitë që ai sjell.
Siç njoftoi qeveria federale, pensionistët në Gjermani do të marrin më shumë para nga 1 korriku: plusi është 4.39% në perëndim dhe 5.86% në lindje. Vendimi i kabinetit duhet ende të miratohet nga Bundesrat.
Mbështetja financiare për pensionistët, vjen si shkak i rritjes së papërballueshnme të ushqimeve dhe energjisë në vend.
Politikë
Besimi i shumë qytetarëve te demokracia po pakësohet. Këtë e dëshmojnë raportet e bashkive, kryetarëve të bashkive dhe administratorëve të qarkut, të cilët janë përballur me problemet konkrete të qytetarëve.
Shumë janë të pakënaqur me qeverinë federale, veçanërisht kur bëhet fjalë për politikat e energjisë dhe migracionit.
Kriza ekonomike në Gjermani ka uljet dhe ngritjet e veta, por për një periudhë tashmë disa vjeçare ende nuk ka marrë zgjidhjen e duhur.
Ngrohje
Nga 1 janari 2024, 65% e sistemeve të ngrohjes të sapo instaluara do të operohen me energji të rinovueshme. Por çfarë do të thotë kjo për sistemet ekzistuese të ngrohjes? Çfarë duhet të dinë konsumatorët për shkëmbimin? Dhe cilat janë përjashtimet?
Nga viti 2024, nuk do të instalohen më sisteme të reja ngrohjeje me naftë dhe gaz. Ngrohësit ekzistues mund të vazhdojnë të funksionojnë për sa kohë që punojnë dhe janë të mirëmbajtura si duhet.
Rekomandohet përdorimi i energjive të rinovueshme si pompat e nxehtësisë ose ngrohja me biomasë, si pasojë e krizës energjitike, dhe qeveria ka organizuar gjithashtu edhe programe financimi të cilat japin një grant deri në 45%.
Përpos krizës klimatike, vendimi duket se vjen pas raportit të kontrollit të mijëra kaldajave dhe sistemeve të ngrohjes me gaz dhe naftë, ku më tepër se gjysma rezultuarn jashtë normave të lejuara.