top of page

Berlini heq detyrimin për bikini të sipërme për vajzat dhe gratë në pishina publike

Daily Studit

Notare me gjoks jashtë në Berlin
Kushdo që po kërkon pak më shumë liri ose një vend liberal për të kaluar kohën mund të shkojë në Berlin. Kryeqyteti gjerman është qyteti i dytë pas Göttingenit, i cili lejon qëndrimin pa rroba banje të sipërme për të dyja gjinitë. Ky lajm u bë i ditur nga administrata e pishinave shtetërore në Berlin pikërisht më 8 mars (Dita Ndërkombëtare e Gruas), ditë kjo që është edhe festë kombëtare në Berlin. Duke folur për gazetën locale « taz », zëdhënësja e pishinave publike të Berlinit Kristina Tschenett u shpreh se kjo nismë është ndërmarrë me qëllim që kushdo të ndihet rehat, qoftë me burkini (rroba banje speciale për gratë myslimane) apo edhe pa asgjë fare.
“Paddlegate”- shkaku për rregullat e reja
Rregullat e reja thuhen se janë frymëzuar nga një ngjarje e verës së 2021, kur një grua në pishinën e qytetit Treptow-Köpenick u largua nga policia, duke qenë se refuzonte të vishte bikini para se të hynte në pishinë. Kjo dukuri njihet sot si “Paddlegate”. Sipas argumentimit të kësaj zonje, rregullat janë plotësisht të paqarta dhe jo të mirëpërcaktuara, sepse flitet për detyrim për rroba banje, por nuk ka asnjë sqarim mbi llojin e rrobave të banjës, ndryshimet mes gjinive etj. Më pas ajo bën një ankesë publike tek Avokati i Popullit dhe e fiton çështjen në procesin gjyqësor kundër Pishinave Shtetërore të Berlinit. Duke folur për “taz”, avokatja e popullit, Doris Liebscher u shpreh se ky vendim u prit shumë mirë nga Shoqata e pishinave, duke pranuar se të drejtat duhet të jenë të barabarta për njerëzit, qofshin burra, gra apo “non-binary”.

Burimi: Expat

bottom of page