Daily Studit
Gjermanishtja është një gjuhë e vështirë për t'u mësuar - por jo e pamundur. Me pak vullnet dhe përkushtim mund të ja dilni ta perfeksiononi. Ja këshillat që mund t'ju ndihmojnë nëse jeni duke luftuar me këtë gjuhë.
Në një sondazh në të cilin u kërkuan përshtypjet kryesore për gjuhën, dy të tretat (65.7 %) e të anketuarve e përshkruan gjermanishten si "shumë të lodhshme" ose "shumë të vështirë" për t'u mësuar. Megjithatë, në një pikë të gjithë binin dakord për diçka: Çelësi qëndron tek gramatika.
Sipas të anketuarve nëse përpiqeni që në hapat e parë të mësimit të gjuhës, të kuptoni gramatikën në mënyrë logjike, çdo gjë do të bëhet më e lehtë për ju.
"Në fillimet tuaja është normale të gaboni: një gjuhë e re është si një aftësi e re që po përvetësoni. Jo çdo gjë mund të realizohet sa hap e mbyll sytë, ashtu si dhe gjuha që jeni duke folur tani. Gjuha juaj mëmë ju duket e lehtë sepse keni kohë që e praktikoni. Lërini hapësirë dhe gjuhës së re dhe do ta zotëroni maksimalisht atë" u shpreh një nga personat e anketuar që zotëronte në total 6 gjuhë të huaja.
Duhet theksuar fakti se niveli i vështirësisë varion nga individi në individ. Nëse zgjidhni ta mësoni gjuhën në Gjermani, atëherë sigurisht që do të jetë më e lehtë për ju sepse jeni çdo ditë në kontakt me vendasit.
Mënyra të tjera për të përvetësuar gjuhën gjermane janë: filmat ose serialet, librat e fëmijëve, lajmet në gjermanisht, aplikacione të ndryshme të tilla si Duolingo etj.