top of page

Sulm i rëndë, greva në aeroporte: Gjermania sot

Daily Studit

Krim

Të paktën katër persona u plagosën rëndë në një sulm me thikë në një palestër në Duisburg. Policia vazhdon hetimet në qytet, dhe dyshohet se sulmuesi është në arrati. Sulmi ka ndodhur në një qendër fitnesi në qytetin perëndimor gjerman Duisburg, bëri të ditur policia në një deklaratë në rrjetin social Twitter.

Autoritetet konfirmuan se kishin kohë që zhvillonin një operacion të udhëhequr nga policia në një qytet afër Essen dhe këshilluan qytetarët të shmangnin zonën. Në sulm është përdorur një "armë therëse", tha policia.

Të plagosurit, të cilët i përkisnin nënshtetësisë gjermane u dërguan në spital, u pasua në deklaratë. Policia shkroi në Twitter se tre nga viktimat kanë lëndime kërcënuese për jetën dhe një viktimë tjetër gjithashtu pësoi dëmtime serioze nga sulmi.

Transport

Pasagjerët në tre aeroporte gjermane mund të përballen me vonesa të gjata të enjten dhe të premten pasi sindikata e shërbimeve Verdi paralajmëroi një grevë dy-ditore.

Stafi i sigurisë në kontrollin e pasagjerëve dhe kontrollin e bagazheve pritet të organizojë grevën në aeroportet Köln/Bon, Düsseldorf dhe Hamburg - tre nga zonat më të ngarkuara të udhëtimit në Gjermani.

Sipas një deklarate të lëshuar nga sindikata Verdi të martën, greva ka të ngjarë të vazhdojë deri të premten në mbrëmje. Pasagjerët duhet të presin vonesa të gjata në të tre aeroportet dhe anulime të mundshme fluturimesh, shpjegoi sindikata.

Në veçanti, punonjësit kërkojnë që punëdhënësit të rrisin pagat e stafit gjatë orëve në mbrëmje, fundjavë dhe pushime publike.

Teknologji
Gjermania mund të ndjekë hapat e Italisë duke bllokuar ChatGPT për shqetësimin lidhur me sigurinë e të dhënave, tha komisioneri gjerman për mbrojtjen e të dhënave.

OpenAI, i mbështetur nga Microsoft, e hoqi ChatGPT nga përdorimi në Itali të premten pasi agjencia kombëtare e të dhënave ndaloi përkohësisht chatbot-in dhe nisi një hetim për një shkelje të dyshuar të rregullave të privatësisë nga aplikacioni i inteligjencës artificiale.

“Në parim, një veprim i tillë është i mundur edhe në Gjermani”, tha Ulrich Kelber, duke shtuar se kjo do të binte nën juridiksionin shtetëror. Megjithatë, ai nuk përshkroi ndonjë plan të tillë.Kelber tha se Gjermania ka kërkuar informacione të mëtejshme nga Italia për ndalimin e saj. Vëzhguesit e privatësisë në Francë dhe Irlandë thanë se kishin kontaktuar gjithashtu rregullatorin italian të të dhënave për të diskutuar gjetjet e tij.

ChatGPT është një aplikacion që është kthyer viral së fundmi dhe po qarkullon me shpejtësi në rrjet. Aplikacioni funksionon në bazë të pyetjeve e jep përgjigje që shpesh rezultojnë jo të sakta dhe jo të vërtetuara në bazë shkencore.

bottom of page