Daily Studit
Emigracion
A do të vendosë Gjermania kontrolle më të forta kufitare?
Kancelari Olaf Scholz do të debatojë për kontrolle më të forta kufitare dhe rregulla të reja të dëbimit të mërkurën, ndërsa do të zhvillojnë bisedime të vështira për të adresuar migrimin në rritje.
Në katër muajt e parë të vitit 2023, rreth 101,981 kërkesa për azil u depozituan në Gjermani - një rritje prej 78 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Pothuajse 218,000 aplikime u depozituan në Gjermani vitin e kaluar -- numri më i lartë që nga viti 2015-16, me numrin më të madh të të ardhurve që vijnë nga Siria dhe Afganistani i shkatërruar nga lufta, të ndjekur nga Turqia dhe Iraku.
Udhëheqësit rajonalë kanë kërkuar prej kohësh më shumë ndihmë dhe para për të përballuar të ardhurit e rinj.
Për të ndihmuar në lehtësimin e presionit ndaj autoriteteve lokale, qeveria po shqyrton forcimin e kontrolleve kufitare, sipas një projekt-marrëveshjeje të parë nga AFP.
Shëndetësi
Edhe pse shpenzimet për shëndetësinë në Gjermani janë të larta, jetëgjatësia është mjaft e ulët në krahasim me Evropën Perëndimore.
Kur bëhet fjalë për jetëgjatësinë, Gjermania priret të jetë në vendet e fundit në krahasim me Evropën Perëndimore.
Sipas Institutit Federal për Kërkimin e Popullsisë (BiB) në Wiesbaden, në një renditje prej 16 vendesh në Evropën Perëndimore, Gjermania vjen e 15-ta mes meshkujve dhe e 14-ta mes femrave.
Sipas studimit, arsyeja kryesore për këtë rezultat është rritja e numrit të vdekjeve për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.
Institucione
Rritja e numrit të emigrantëve ka sjellë si pasojë edhe mbingarkesën e institucioneve në Gjermani. Numri i takimeve në zyrat e të huajve kalon limitet cdo ditë dhe linjat telefonike nuk janë thuajse asnjëherë të lira.
Duket se për emigrantët në Gjermani, nuk është hera e parë që përballen me një fluks të tillë në institucione zyrtare.
Ankesat për mbingarkesë në zyrat e të huajve kanë qenë gjithmonë prezente, por tani duket se pakënaqësitë janë rritur edhe për punonjësit, të cilët shprehen se “ndjehen nën presion për shkak të këtij numri në rritje të kërkesave."