top of page

5 mënyra si ta kaloni pranverën në Gjermani

Daily Studit

1. Vizitoni një nga festivalet e pranverës në Gjermani
Simotra e Oktoberfest është Frühlingsfest, që në shqip përkthehet “Festivali i pranverës”. Ky lloj festivali festohet në të gjithë Gjermaninë, por dy nga qytetet më të famshme janë Stuttgarti dhe Mynihu. Festivali i Pranverës në Mynih zhvillohet tek i njëjti vend si Oktoberfest, te “Theresienwiese” dhe përbëhet nga shumë aktivitete si: kënde lojërash, treg me sende të vjetra, përformanca kërcimi, ushqime tradicionale dhe birrë. Edhe në qytete të tjera zhvillohet pak a shumë në të njëjtën mënyrë.
2. Shikoni lulet e qershisë
Vetëm për disa javë gjatë prillit ose majit, pemët e qershisë çelin në të gjithë vendin, duke krijuar një pamje shumë të bukur. Kjo lloj peme në Gjermani është një traditë e marrë nga Japonia, vend ky që ia dhuroi këtë lloj peme tradicionale disa vendeve në Evropë.
Në Evropë dhe Gjermani ka disa vende të famshme, ku mund të gjenden këto lloj pemësh me lulet karakteristike. Disa të tilla janë “Rruga e Murit” (Mauerweg) në Berlin ose Heerstrasse në Bonn.
3. Demonstratat dhe festimet gjatë 1 Majit
Pavarësisht diskutimeve të ndryshme mbi rëndësinë apo festimet e kësaj dite, ajo njihet përgjithësisht në Gjermani si “Dita e Punëtorëve”. Nga çdo qytet tjetër, rëndësia më e madhe është për Berlinin, sepse protestat e punëtorëve janë zhvilluar historikisht në kryeqytetin e sotëm.
4. Lexoni “Frühlings Erwachen”
Një tjetër mënyrë për të shijuar natyrën dhe klimën e bukur të pranverës është edhe leximi. Një vepër shumë e famshme gjermane, e titulluar “Zgjimi i pranverës” mund të jetë një variant shumë i mirë për t’u ulur në stol dhe për të vlerësuar një nga veprat letrare më të mira gjermane. Kjo vepër është pjesë e rrymës së teatrit modern gjerman, nga Frank Wedekind dhe flet për shtypjen apo ndrydhjen seksuale që hasin të rinjtë e provincës në shekullin e 19-të.
5. Mbillni një farë për verën
Në qoftë se doni ta shikoni të zbukuruar dhe plot me ngjyra ballkonin në qershor, atëherë pranvera është stina më e mirë për t’u marrë me lulet, për ata që i kanë pasion. Janë të shumtë në Gjermani të ashtuquajturit “Baumarkt”, pra treg fermerësh, ku qytetarët mund të gjejnë lloje të ndryshme farash si luledielli, luleshtrydheje etj.
Burimi: Expat

bottom of page