Daily Studit
Indeksi Henley i Pasaportave 2023
Henley & Partners është një kompani këshillimi, e cila i rendit çdo vit të gjitha pasaportat e botës (199) sipas rëndësisë. Për të hartuar këtë lloj liste, pasaportat fitojnë një pikë për çdo vend ku mund të shkojnë pa vizë ose ku kërkohet vetëm një dokument jo me rëndësi të madhe, p.sh. leje vizitori, vizë kur arrin në destinacion ose një autorizim elektronik udhëtimi (ETA). Për çdo destinacion, ku nisja drejt një vendi nuk bëhet dot pa vizë ose ku nuk lejohet të hysh në një vend pa vizë, pasaporta merrte 0 pikë.
Pasaporta gjermane renditet si e treta më e fuqishme në të gjithë botën
Në vitin 2023, Gjermania ngrihet një vend më lart në renditje, duke mbajtur vendin e tretë përkrah Spanjës. Mbi Gjermaninë, qëndrojnë vetëm tri vende, të cilat janë Japonia, Singapori dhe Koreja e Jugut. Qytetarët japonezë mund të udhëtojnë në 193 vende pa vizë, ndërsa për Singaporin e Korenë e Jugut (të renditur në vend të dytë), kjo vlen për 192 vende. Kjo renditje vjen menjëherë pasi qeveria gjermane publikoi një draft të reformës së re të nënshtetësisë, një ligj i ri, i cili do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore kategoritë që kanë të drejtën e nënshtetësisë gjermane. Ligji mund të hyjë në fuqi në verën e këtij viti dhe në momentin që kjo do të ndodhë, popullsia emigrante e Gjermanisë do të ketë të drejtën e nënshtetësisë së dyfishtë, asaj gjermane dhe të vendit prej nga vijnë.
Pasaportat e popullsive emigrante më të mëdha në Gjermani nuk kishin të njëjtën rëndësi si ajo gjermane. Konkretisht, ajo rumune qëndronte në vendin e 17-të, polakja në të 9-tin, pasaporta bullgare qëndron në vendin e 18-të dhe turkja shumë më poshtë, në vendin e 52-të.
Sipas këtij indeksi, pasaportat më të fuqishme janë:
1. Japoni (193)
2. Singapor dhe Kore e Jugut (192)
3. Gjermani dhe Spanjë (190)
4. Finlandë, Itali, Luksemburg (189)
5. Austri, Danimarkë, Hollandë, Suedi (188)
6. Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëri e Bashkuar (187)
7. Belgjikë, Republika Çeke, Zelanda e Re, Norvegji, Zvicër, ShBA (186)
8. Australi, Kanada, Greqi, Maltë (185)
9. Hungari, Poloni (184)
10. Lituani, Sllovaki (183)
Pasaportat më të këqija për vitin 2023 janë:
1. Afganistan (27)
2. Irak (29)
3. Siri (30)
4. Pakistan (32)
5. Jemen (34)
6. Somali (35)
7. Territoret palestineze dhe Nepali (38)
8. Koreja e Veriut (40)
9. Bangladesh, Kosovë, Libi (41)
10. Republika Demokratike e Kongos, Liban, Sri Lanka, Sudan (42)
Burimi: Expat