top of page

Shtëpi me kredi në Gjermani? Qeveria thotë PO!

Studit

Ka qenë Ministrja Federale e Ndërtimit Klara Geywitz që ka zbuluar një iniciativë të re kredie, që synon ti vijë në ndihmë familjeve me të ardhura të ulëta dhe mesatare, të blejnë një shtëpi në Gjermani, edhe pa një depozitë të madhe. Një total prej 1 miliard euro do të shkojnë drejt skemës së propozuar dhe programi do t'u drejtohet familjeve me të paktën një fëmijë nën moshën 18 vjeç, të cilat kanë të ardhura maksimale të përbashkëta prej 60,000 euro - me një shtesë prej 10,000 eurosh shtesë për çdo që kanë.

Skema do t'i lejojë familjet të marrin një kredi me interes të ulët nga banka shtetërore e zhvillimit KfW, në vend që të kenë nevojë të kursejnë mjaftueshëm kapital për të siguruar një hipotekë me një depozitë bankare. Megjithatë, duke qenë se paratë për skemën vijnë nga fondi i qeverisë për transformimin e klimës, vetëm ndërtesat që plotësojnë standardet më të larta të efikasitetit të energjisë do të kenë të drejtë për financim.

Në intervistën me Funke Media Group, Geywitz shtoi se kjo skemë zëvendëson subvencionin e qeverisë gjermane Baukindergeld. “Në funksion të tregut të ngushtë të banesave dhe rritjes së çmimeve për materialet e ndërtimit, familjet e kanë veçanërisht të vështirë të sigurojnë një hapësirë të përballueshme për veten e tyre,” tha ajo.

Raundi i parë i financimit do të jetë i disponueshëm nga prilli 2023.

Burimi: https://www.iamexpat.de/housing/real-estate-news/new-loan-scheme-help-low-income-families-buy-house-germany

bottom of page