Daily Studit
Autoritetet ngrejnë alarmin: Rritet numri i mbytjeve në liqene në Gjermani
Rreth 5 humbje jete u regjistruan në Gjermani këtë fundjavë si shkak i mbytjes në liqene. Viktimat e regjistruara nga grupmosha 30-80 vjeçare janë gjetur të pajetë në brigjet e lumenjve.
Vitin e kaluar, rojet e shpëtimit gjermanë shpëtuan 836 njerëz - më shumë se në çdo kohë në pothuajse 40 vitet e fundit.
“Pas operacioneve të shpëtimit në ujë, bëhet e qartë herë pas here se njerëzit në vështirësi nuk janë notarë të mirë ose nuk mund të notojnë fare,” thanë rojet e shpëtimit.
Numri i incidenteve të mbytjes është në rritje në Gjermani, me të paktën 355 vdekje të regjistruara vetëm vitin e kaluar. Autoritetet u bëjnë thirrje pushuesve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat, si dhe të mos tentojnë të notojnë në rast se nuk zotërojnë njohuri të mira të notit.