top of page

Si të njohim njerëz të rinj me Bumble BFF!

Studit

Na ka ndodhur të gjithëve pas zhvendosjes në një shtet të ri, të duam të njohim njerëz të rinj. Zakonisht mënyra më e natyrshme për tu socializuar do ishte nëpërmjet frekuentimit të vendeve të përbashkëta të studentëve si biblioteka, sallat e auditoreve, grupimet e ndryshme brenda fakultetit, konviktet. Por kjo mënyrë socializimi jo gjithmonë funksionon.

Ekziston edhe një mënyrë tjetër, ndoshta jo shumë e përfolur apo e njohur që bën të mundur pikërisht këtë, socializimin dhe njohen e njerëzve të rinj, në aspektin shoqëror.

Quhet BUMBLE BFF, një feature i aplikacionit BUMBLE dhe mënyra si mund ta përdorni është kjo:

Pas kalimit në modalitetin BFF që e gjeni brenda aplikacionit BUMBLE, përdoruesit do të shohin takimet e tyre të mundshme (nga modaliteti Dating) të zëvendësohen nga njerëz të të njëjtit seks (vajzë-vajzë; djalë-djalë) me të cilët Bumble mendon se do të dëshironit të ishit miq.

Pasi të dy personat të swipe djathtas (si në një dating app normal), të dyja palët kanë 24 orë për të nisur një bisedë. Në modalitetin BFF, nuk pritet që njëri nga përdoruesit të bej hapin e parë. Për të bërë dallimin midis BFF dhe Bumble të rregullt, bisedat në aplikacion janë të koduara me ngjyra.
Biseda juaj do të jetë jeshile kur flisni me miq (BFF) dhe e verdhë kur swipe për një takim romantik.

Kompania po punon për lëshimin e një 'feature' të ri, që lejon përdoruesit të kenë një profil të dyfishtë dhe të përshtasin fotografitë dhe përshkrimet në profilet e tyre nëse janë në kërkim të miqësisë ose romancës. Në bazë të përshkrimeve dhe fotove mund të vendosni cilët individë doni të ftoni për një 'kafe' që ti njihni më mirë. Themeluesit e aplikacionit gjithashtu kanë vënë re që Bumble BFF është përdorur edhe si mjet për t'u lidhur me miq të rinj kur lëvizin ose thjesht vizitojnë një qytet të ri.

Ne ua sugjerojmë ta shkarkoni ne App Store ose Google Play dhe të ndani me ne eksperiencën tuaj në komente.

bottom of page