Daily Studit
Pasi protestat e javës së kaluar në shtatë aeroporte gjermane sollën probleme të ndryshme në trajtën e vonesave apo anulimeve të fluturimeve, „Sindikata e Punëdhënësve Gjermanë“ kërkon masa ligjore ndaj grevave të punëtorëve. „Kjo protestë e tregoi në mënyrën më të qartë të mundshme: E drejta për greva në Gjermani po merr përmasa të papërllogaritshme.“, tha kryetari i „Sindikatës së Punëdhënësve Gjermanë“, Steffen Kampeter për Rrjetin Gjerman të Redaktimit (RND).
DA: Mbajtja e një ekuilibri është e nevojshme
Greva e përgjithshme solli pasoja të mëdha, -tha Kampeter. P.sh. kostot financiare ishin të paimagjinueshme. “Pikërisht në këtë situatë të ndërlikuar gjeopolitike e ekonomike, mbajtja e një balance apo ekuilibri është më se e nevojshme.” Të premten e kaluar, sindikata Ver.di realizoi një protestë paralajmëruese 1-ditore në disa aeroporte gjermane. Për rrjedhojë, të gjitha këto aeroporte ishin në një gjendje të plotë qetësie. Megjithatë, gjjithsej nga kjo nismë u prekën më shumë se 2400 fluturime me afërsisht 300.000 pasagjerë.
Rritje 10,5% e rrogës mujore
Protestat në aeroporte ishin pjesë e një greve të madhe paralajmëruese kombëtare në shërbimin publik. Sindikatat e punëtorëve kërkojnë që pagat e punonjësve të rriten me 10,5%, të paktën 500 euro në muaj brenda një afati prej 12 muajsh. Deri tani, pjesë e këtyre protestave dhe kërkesave janë edukatoret, infermierët, shoferët e autobusëve, zjarrfikësit e kategori të tjera të shërbimit publik. Bisedimet mes punonjësve të ndryshëm nga profesionet e lartpërmendura kanë nisur në Potsdam dje dhe përfundojnë sot.
Sindikatat e punëdhënësve: Afati shumë i shkurtër
Punëdhënësit nga ana e tyre argumentojnë se një rritje kaq e madhe e rrogave është diçka e papërballueshme. Presidentja e shoqatave komunale të punëdhënësve, Karin Welge, thotë se askush nuk e di, deri në ç’pikë do të arrijë inflacioni. Gjithashtu ajo deklaron se afati për të marrë një vendim është shumë i shkurtër, aq më tepër tashmë që edhe populli i thjeshtë e ka kuptuar ç’dëm mund të sjellin protesta të tilla masive. Welge kritizoi përgatitjen e lartë të sindikatave në rang vendi. Sipas saj, këtë radhë sindikatat vepruan sipas parimit „Ne qoftë se nuk më jep atë që unë dëshiroj, ne do të protestojmë deri në pikën e kolapsit total. Pra nuk ka negociata.“ Megjithatë, sipas shoqërive të punëdhënësve, këto lloj grevash funksionojnë gjithmonë në një formë më të moderuar, ku gjithmonë diskutohet për të arritur një konsensus.
Nga ana tjetër, shefi i Ver.di, deklaroi për të gjitha mediat, se përkundrazi, tashmë është çasti i duhur për të vepruar në mënyrë aktive, derisa të arrihet kërkesa përfundimtare.
Burimi: Tagesschau