top of page

Gjoba në aeroport, mungesë barnash në spitale: Gjermania sot

Daily Studit

Shëndet

Pediatrit nga vendet evropiane kanë ngritur alarmin për mungesën e barnave për fëmijët duke përfshirë antibiotikë dhe mjekime për trajtimin e astmës.

Në një letër drejtuar ministrave të shëndetësisë, mjekët theksuan se ishte "urgjente për të gjetur një zgjidhje të shpejtë, të besueshme dhe të qëndrueshme".

"Shëndeti i fëmijëve dhe të rinjve është në rrezik për shkak të mungesës së ilaçeve në të gjithë Evropën”, shkruan ata.

Letra iu drejtua ministrave të shëndetësisë të Austrisë, Francës, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Mjekët thanë se ishte përgjegjësi e vendimmarrësve politikë që të garantonin prodhim dhe furnizim të mjaftueshëm për të siguruar që ilaçet të ishin të disponueshme për kujdesin bazë pediatrik.

Kriza klimatike

Aktivistët gjermanë për mbrojtjen e mjedisit duket se kanë shpërndarë mesazhin e tyre edhe në kisha.

Në institucionet fetare të Gjermanisë gjenden kudo kopje të peticionit me mesazhet e qarta të aktivistëve.
Protestat në Gjermani arritën kulmin në Berlin kur aktivistët u ngjitën në tokë, duke bllokuar rrugën më të populluar të Berlinit.

Autoritetet përkatëse ndërhynë duke e cilësuar situatën si "dhunë" dhe morën masat përkatëse për largimin e aktivistëve.

Transport

Përpos anullimeve të shumta, grevave dhe vonesave, një tjetër problem shfaqet në aeroportet e vendit: kontrollet e bagazheve.

Duket se këto ditë më shumë se kurrë po i kushtohet rëndësi kontrollit të rreptësishëm të bagazheve dhe kalimit të masës në kilogramë. Gjithashtu vihet re një rritje në tarifat që duhet të paguani.

Nëse më përpara ka patur lehtësira dhe tolerime tani duhet të bëni kujdes: mund të gjobiteni!

bottom of page