Daily Studit
Air Defender 2023 është emri i manovrës gjigande të avionëve luftarakë që do të zhvillohet mbi Gjermani në muajin qershor. Në verë qielli do të jetë i mbushur me avionë dhe zhurma, sepse nga 12 deri më 23 qershor do të zhvillohet stërvitja më e madhe e operacioneve ajrore në historinë e NATO-s.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur edhe Bundeswehr në faqen zyrtare të internetit. Gjermania është vendi pritës i manovrës Air Defender 2023. Jo vetëm avionë luftarakë, por edhe avionë të tjerë ushtarakë do të jenë pjesëmarrës.
Stërvitja përfshin më shumë se 200 avionë nga kombe të ndryshme, të cilët do të trajnohen rreth operacioneve luftarake në hapësirën ajrore evropiane - kryesisht mbi Gjermani. Air Defender 2023 do të jetë stërvitja më e madhe e operacioneve ajrore në historinë e NATO-s. 24 vende me mbi 10,000 ushtarë do të marrin pjesë në projekt. Në stërvitje do të jenë të pranishëm edhe avionët luftarakë F-35 të Forcave Ajrore të SHBA-së.
"Qëllimi i stërvitjes Air Defender 2023 është të optimizojë dhe të zgjerojë bashkëpunimin midis kombeve pjesëmarrëse dhe në të njëjtën kohë të tregojë forcë në aleancë", bën me dije Bundeswehr.
Ky aktivitet prek ndjeshëm edhe udhëtimet. Nga data 12 deri më 23 qershor, hapësirat e mëdha ajrore do të mbyllen përkohësisht për trafikun ajror civil. Siç raporton kontrolli gjerman i trafikut ajror (DFS) me kërkesë të rrjetit editorial të Gjermanisë, pushuesit duhet të presin vonesa dhe kohë të zgjatura fluturimi.