Daily Studit
Gjermanët duan të paguajnë me kartë tani
Shumë turistë të pafajshëm mund të shkojnë në supermarket e të paguajne me kartë për një birrë 1 euro dhe për këtë janë tallur nga punonjësi i kartës. Megjithatë, të dhënat e fundit të mbledhura nga kompania e vendosur në Frankfurt, Euro Kartensystem kanë treguar se vala globale e pagesave me kartë mund të jetë duke ardhur në republikën federale. Njerëzit që kanë një llogari bankare gjermane dhe një EC-Karte kanë filluar të paguajnë më shumë me të, sesa të numërojnë monedhat te kasa. Një rekord përdorimi u vu re në 2021, por jo për shumë kohë, sepse vetëm një vit më vonë, transaksionet elektronike u rritën me 13.4%, që jep një total prej 6.7 milion të tilla brenda një viti. Ky rekord tregon se për çdo pesë transaksione, katër u bënë me kartë për 2022, një shifër, e cila mund të duket e paimagjinueshme për të gjithë ata që e njohin qëndrimin gjerman kundër teknologjisë në jetën e përditshme.
Pagesat “contactless” të preferuara në 2022
Për më tepër, një pjesë e njerëzve në Gjermani po lidhen aq shumë me teknologjinë, sa ndoshta nuk mbajnë mend tani as PIN-in e kartave. Sipas vlerësimeve të industrisë bankare, pagesa “contactless”, pra pa nevojën e PIN-it, por thjesht duke afruar kartën tek aparati, po bëhet e mundur në 95% të terminaleve në sektorin e blerjeve. Përveç kësaj, një sasi e madhe prej 100 milionë kartash EC janë tashmë të përpunuara për t’u përdorur “contactless”. Në 2022, vlera mesatare që njerëzit shpenzonin me këtë lloj pagese u rrit nga 37,7 euro (2021) në 38,5 euro (2022). Përgjatë të gjithë vitit, kompania e kartave EC, e quajtur Girocard bëri nje fitim prej 284 miliardë eurosh.
Burimi: Expat