top of page

Ngrohje më e qëndrueshme nga druri, prodhim i një lloj birre pluhur: Gjermania sot

Daily Studit

Energji

Energjia e drurit nuk është vetëm e qëndrueshme, por ofron edhe një potencial të lartë për kursimin e dioksidit të karbonit.

Qytetet dhe bashkitë në Gjermani kanë kërkuar që tranzicioni energjetik të vazhdojë të mbështetet te druri. "Energjia e drurit nuk është vetëm miqësore me klimën dhe e qëndrueshme, por ofron gjithashtu një potencial të lartë për kursimin e dioksidit të karbonit," tha drejtori i përgjithshëm Gerd Landsberg.

Sistemet e ngrohjes janë zëvëndësuar nga qeveria federale prej vitesh dhe shumë bashki i përdorin ato për ngrohjen e shkollave, bashkive dhe ndërtesave administrative. Në këtë koncept mbështeten edhe familjet private.

Mundësia e gjenerimit të energjisë nga druri "nuk duhet të harxhohet për arsye ideologjike", tha Landsberg, sipas njoftimit paraprak të hënën.

Tragjedi

Një motoçiklist dhe pasagjerja e tij humbën jetën në një përplasje kokë më kokë me një makinë në Pyllin e Zi (Schwarzwald). Sipas policisë, makina është përplasur me motoçikletën teksa ka tejkaluar një mjet tjetër në një kthesë të gjatë në të djathtë.

Dy persona kanë vdekur, dy fëmijë tani kanë mbetur jetimë. Zbulohet se shkaku i aksidentit ishte dëshira për të parakaluar nga një shofer, i cili anashkaloi motorin e çiftit. Shoferi 33-vjeçar dhe pasagjerja 32-vjeçare nuk mundën të mbijetonin. Fajtori i shpëtoi lëndimeve të marra dhe u gjend në shok.

Prodhim

Fabrika gjermane e birrës ka shpresa të larta për realizimin e një lloj tjetër birre: ajo pluhur!

Me ngjyrën e saj të artë, notat e hidhura dhe e shkumëzuar, birra e fundit e Stefan Fritsche duket dhe shijon si çdo birrë tjetër. Por pika revolucionare, e zhvilluar në fabrikën e birrës Fritsche në qytetin gjerman të Neuzelle, u bë me vetëm dy përbërës: pluhur dhe ujë.

Për momentin, receta e finalizuar në fillim të këtij viti është joalkoolike dhe gjithashtu nuk përmban dioksid karboni, që do të thotë se nuk ka flluska. Por Fritsche, 56 vjeç, po zhvillon gjithashtu një version alkoolik dhe përfundimisht planifikon të shtojë fgaz për ta bërë atë edhe më të ngjashëm me birrën.

Kjo do të ishte një pikë revolucionare në historinë e Gjermanisë si një nga vendet më të shquara për konsumin e birrës.

bottom of page