Daily Studit
Energji
Disa orë pasi Gjermania mbylli tre termocentralet e saj të fundit bërthamore, një kryeministër shteti ka kërkuar kompetenca për të anuluar pjesërisht vendimin. Një ndryshim ligji do të lejojë Bavarinë të operojë termocentralin Isar 2.
Kryeministri bavarez Markus Söder propozoi të dielën që të mund të merrte kontrollin e termocentralit bërthamor Isar 2, i cili u hoq përgjithmonë nga rrjeti, së bashku me dy termocentrale të tjerë. Söder ka qenë një kritik i vendosur i vendimit të Gjermanisë për t'u larguar nga energjia bërthamore.
"Bavaria kërkon që qeveria federale t'u japë shteteve përgjegjësinë për funksionimin e vazhdueshëm të energjisë bërthamore. Derisa të përfundojë kriza energjetike dhe deri sa kalimi te burimet e rinovueshme të ketë sukses, ne duhet të përdorim çdo formë të energjisë deri në fund. Bavaria është gati të përballet me këtë përgjegjësi," i tha gazetës kryetari i Unionit Kristian Social (CSU) të qendrës së djathtë.
Ai u shpreh gjithashtu se centralet bërthamore të vendit nuk janë "muze" por një "pjesë e domosdoshme e një furnizimi me energji të përballueshme".
Pandemi
Pavarësisht se u la në hije, koronavirusi duket se është akoma mes nesh. Cila është tendenca? Që nga fillimi i pandemisë, Instituti Robert Koch për Gjermaninë ka publikuar shifra mbi infeksionet e konfirmuara mbi virusin. Më vonë, u shtuan informacione për vdekjet dhe vlerësimet ditore të numrit të pacientëve të shëruar.
Kombinimi i këtyre tre vlerave rezulton në numrin e personave të infektuar aktualisht. Kjo përllogaritje e rasteve aktive të infeksionit bazohet në rastet e konfirmuara nga laboratoret dhe nuk merr parasysh numrin e infeksioneve të pazbuluara.
Duhet theksuar fakti se situata është përmirësuar ndjeshëm dhe nuk ka vend për panik. Me heqjen e masave të fundi anti-Covid, Gjermani është gati të nisë sezonin pranveror më “në formë” se kurrë! Vaksinimi masiv vazhdon ende dhe numri i vdekjeve është ulur ndjeshëm. Infeksioni i ngjason akoma më shumë një gripi normal dhe pas 5 ditësh punojësit janë të detyruar të kthehen sërish në ambientet e punës.
Kriminalistikë
Ministrja e Brendshme Nancy Faeser dhe policia federale po bëjnë thirrje për më shumë zona pa armë në trena dhe në zonat e brendshme të qytetit në një përpjekje për të zhdukur sulmet me thikë.
"Ne duhet të mendojmë për ndalimin e thikat në transportin publik, në autobusë dhe trena," tha ministrja. Nisma erdhi disa ditë pasi presidenti i Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA), Holger Münch, bëri thirrje për ndalimin e armëve brenda dhe rreth stacioneve të trenave si dhe në qendrat e qyteteve. Sipas Münch, thikat përdoren në 5.6% të rasteve të sulmeve dhe në 11% të grabitjeve. Ai tha gjithashtu se është i hapur për ashpërsimin e ligjit për armëmbajtjen.
Çështja e armëmbajtjes u kthye në fokus në Gjermani pasi dy persona u vranë dhe shtatë u plagosën në një sulm me thikë në një tren që udhëtonte nga Kieli në Hamburg, gjatë muajit janar. Kjo erdhi pas një incidenti në dhjetor 2022, kur një vajzë 14-vjeçare vdiq dhe një tjetër u plagos rëndë pasi u sulmuan nga një burrë me thikë teksa po shkonin për në shkollë në fshatin Illerkirchberg në Gjermaninë jugore.
Policia gjermane tha se kishte regjistruar 398,848 krime në trena dhe në stacione treni në 2022 - një rritje prej 12% në krahasim me vitin e kaluar. Nga këto krime, 14,155 përfshinin sulme trupore dhe 336 përfshinin përdorimin e një thike.