Daily Studit
Mjedis
Policia paralajmëroi njerëzit në qytetin e Hamburgut që të mbyllin dritaret, pasi një zjarr i madh që përfshiu disa magazina mbushi qytetin me tym të zi, të ngarkuar me kimikate. Zjarri shpërtheu të dielën rreth orës 4:30 të mëngjesit në lagjen Rothenburgsort, që ndodhet në pjesën lindore të qytetit të dytë më të madh të vendit.
Megjithatë efektet vërehen edhe sot. Disa magazina u dogjën dhe shtëllunga e tymit mund të shihej nga kilometra larg. Tymi u largua drejt qendrës së qytetit, duke ndaluar trenat në distanca të gjata midis Hamburgut dhe Berlinit dhe qyteteve të tjera. Efektet negative të shpërthimit duket se do të mbesin edhe për disa kohë në mjedis.
Familje
Gjermania nisi një plan për të relaksuar sistemin e ngurtë të emrave të familjes.Ministri i drejtësisë i Gjermanisë ka nisur plane për të lehtësuar kufizimet e rrepta të vendit për emrat, për shembull, duke lejuar çiftet të marrin mbiemra të dyfishtë dhe t'ua kalojnë fëmijëve të tyre.
Deri më tani në Gjermani, një çift i martuar duhet të zgjedhë mbi mbiemrin që do të vazhdojë të përdorë pas martesës. Me anë të këtij propozimi, partnerët do të munden të trashëgojnë dy mbiemra tek fëmijët e tyre. Legjislacioni, i cili supozohet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2025, kërkon ende miratimin e parlamentit.
Teknologji
Kushdo që sulmon në mënyrë të përsëritur të tjerët në internet nëpërmjet rrjeteve sociale duhet të presë pasoja të rënda. "Gjykatat duhet të jenë në gjendje të bllokojnë llogaritë e mediave sociale" - kjo është nisma që po ndërmerr Ministria e Drejtësisë.
Kërcënimet me vdekje në Twitter apo postimet e urrejtjes në Facebook me llogari anonime nuk janë të pakta. Deri më tani, përmbajtjet e paligjshme në internet apo imazhe jo të përshtatshme fshihen automatikisht, e megjithatë shpesh është e vështirë të identifikosh çdo mesazh urrejtje.
Energji
Më 15 prill do të mbyllen tre termocentralet e fundit bërthamore në Gjermani. Megjithatë, ka kërkesa në rritje, veçanërisht nga FDP, për të vazhduar më gjatë me përdorimin e termocentraleve bërthamore. Kriza e frikshme energjetike në Gjermani duket se u qetësua e megjithatë, shoqatat e biznesit frikësohen se furnizimi me energji elektrike dhe gaz nuk është ende plotësisht i sigurt.
“Dështimet apo kufizimet në furnizimin me energji janë një rrezik i panjohur deri tani dhe një disavantazh për ne, prandaj termocentralet e mbetura bërthamore duhet të vazhdojnë të funksionojnë deri në fund të krizës" shprehen autoritetet përgjegjëse.
Në fund, Gjermania mbetet mes dy zgjedhjesh: të përmbushë nevojat energjitike të vendit, apo të vazhdojë "luftën" për mbrojtjen e mjedisit?