STUDIT ACADEMY
Daily Studit
Politikë
Ministri i Shëndetësisë i SPD, Karl Lauterbach dhe ministri i Bujqësisë i Partisë së Gjelbër, Cem Özdemir prezantuan të mërkurën pika të reja kyçe që lidhen me legalizimin e kanabisit në Gjermani. Ato përbëjnë bazën për një projektligj që do të hartohet në prill. Lauterbach dhe Özdemir i paraqesin planet e legalizimit si dy “shtylla”. Shtylla e parë, parashikon që posedimi i deri në 25 gram kanabis do të përjashtojë individët nga ndjekja penale. Marrëveshja e koalicionit parashikon gjithashtu shitjen e lirë të kanabisit në dyqanet e licensuara, por për momentin nuk do të zbatohet në nivel kombëtar. Në vend të kësaj, shitja fillimisht thuhet të nisë në të ashtuquajturat "klube të kanabisit". Klubet do të organizohen si "shoqata jofitimprurëse" dhe do të lejojnë anëtarët të shesin kanabis të rritur privatisht. Nuk do të lejohet konsumi i kësaj lënde apo alkoolit në brendësi të ambienteve.
Anëtarët mund të blejnë një maksimum prej 25 gram në të njëjtën kohë dhe 50 gram në muaj, nën 21-vjeçarët vetëm deri në 30 gram. Dorëzimi mund të bëhet vetëm në formë të pastër, pra pa përzierje me substanca të tjera. Përveç kësaj, do të përcaktohet një distancë minimale nga shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor. Në parim, konsumi i lëndës narkotike do të ndalohet pranë shkollave ose qendrave të kujdesit ditor dhe pirja e duhanit në zonat e këmbësorëve do të lejohet vetëm pas orës 20:00. Se si do të kryhen kontrollet e klubeve dhe të individëve u mbetet në dorë autoriteve përkatëse.
Ekonomi
Blerje në portin e diskutueshëm të Hamburgut?
Gjermania po rivlerëson nëse do të lejojë apo jo, një firmë kineze të blejë aksione në një port të Hamburgut, tha të mërkurën ministria e ekonomisë. Meqenëse kushtet kanë ndryshuar, ne po shqyrtojmë se çfarë ndikimi do të ketë kjo në situatë," tha një zëdhënëse e ministrisë në një konferencë për shtyp, ndërsa refuzoi të spekulojë më tej.
Qeveria gjermane në mënyrë të diskutueshme i dha dritën jeshile kompanisë për të blerë deri në 24.9 % të aksioneve në terminalin e kontenierëve Tollerort në Hamburg.Ky miratim erdhi pavarësisht shqetësimeve të kancelarit Olaf Scholz që këmbënguli për ndalimin e shitjes.
Punonjës
Ministri Federal i Punës i SPD-së, Hubertus Heil, ka bërë të ditur se paga minimale do të rritet ndjeshëm në fillim të vitit të ardhshëm. Komisioni do të dalë me një propozim gjatë verës duke parashtruar një “rritje të ndjeshme”. Arsyeja e kësaj rritje vjen si pasojë e rritjes së çmimeve dhe inflacionit. Heil është i bindur se rritja e pagës minimale është e nevojshme për të përmirësuar standardin e jetesës për punëtorët.
Si përcaktohet paga minimale ligjore?
Në Gjermani, paga minimale vlen për të gjithë punonjësit që janë në moshë madhore dhe janë të punësuar. Paga minimale ndryshon rregullisht dhe aktualisht është 12 euro bruto në orë.