top of page

Përpikmëria e gjermanëve: Mit apo e vërtetë?

Studit

Për gjermanët, të qenit jo i përpiktë është pothuajse po aq e keqe sa të fyesh ose të lëndosh dikë. Janë krenarë për makinat (Hello BMW dhe Mercedes-Benz), kështjellën Neuschwanstein dhe sigurisht Oktoberfest. Makinat për ta simbolizojnë aftësitë e tyre teknike dhe pasionin e tyre për detajet. Nuk janë mendjengushtë, përkundrazi, janë të saktë dhe kjo është e mundur vetëm me qetësi, kujdes, rregulla dhe gjithçka në vendin e vet.

Por t'i kthehemi përpikmërisë. Pse është veçanërisht e rëndësishme në këtë vend?
Për këtë ne duhet të kthejmë kokën pas 100-150 vjet. Në atë kohë, Gjermania ishte një pioniere e industrializimit në Evropë. Prodhimi i mallrave u nda në hapa të vegjël të punës dhe u ndërtuan fabrika të mëdha në të gjithë sektorët e rëndësishëm ekonomikë si industria e tekstilit, prodhimi i çelikut dhe hekurit, elektroteknika dhe sektori kimik. Për një proces të qetë, ishte e nevojshme që punëtorët të paraqiteshin me përpikëri në punë në orare të caktuara. Kushdo që kishte nevojë për punën e tij dhe dëshironte ta mbante atë, duhej t'i kushtonte vëmendje kohës. Ishte e rëndësishme për individin dhe e rëndësishme për të gjithë procesin, pra ishte një virtyt shoqëror. Edhe sot, shumica e gjermanëve ende e vlerësojnë përpikmërinë. Kjo histori ka lënë padyshim gjurmën e saj: në këtë vend, kushdo që nuk është i përpiktë të jep përshtypjen e të qenit jo i besueshëm dhe arrogant. Si atëherë, ashtu edhe tani, për shkak të rëndësisë që i japin kohës, pritja është e barabartë me humbjen e diçkaje të çmuar dhe gjest që tregon mungesën e vlerësimit për kohën e tjetrit.

Përkufizimi gjerman i përpikmërisë
Të jesh në kohë - siç sugjeron fjala- nuk lidhet drejtpërdrejtë me një periudhë kohe të caktuar, por nënkupton të jesh aty pikërisht në kohën e rënë dakord. Definitivisht jo më herët dhe jo më vonë. Pesë minuta vonesë është e pranueshme. Një vonesë deri në një çerek ore mund të injorohet me arsye të mirë, për sa kohë që personi që pret informohet shkurtimisht. Çdo gjë përtej kësaj i bën gjermanët të pakënaqur sepse janë të pasigurt në planet e tyre. Nuk janë mësuar me kaq shumë liri dhe kotësi - nuk janë gjithmonë kaq spontanë për ta përdorur këtë kohë që i lirohet në mënyrë të paplanifikuar, krejt papritmas. Kjo thjesht nuk ndodh në procesin e tyre logjik, sepse gjithçka është precize dhe devijimet shpesh çojnë në gabime.

Por lajmi i mirë është se po mësojnë shumë në këtë drejtim duke u stërvitut me zell që të vonohen vetë dhe po përparojnë çdo ditë e më shumë.

Burimi: https://knigge-rat.de/typisch-deutsch-die-deutschen-und-die-puenktlichkeit/

bottom of page