Daily Studit
Nëse jetoni në Gjermani dhe punoni në sektorin e ndërtimit, kemi lajme të mira për ju!
Në prill, kategori të punonjësve që përfshinin ndërtues, bojaxhinj etj. patën një rritje page. Këtë muaj duket se qeveria miratoi shpërndarjen e një bonusi për këtë kategori të caktuar punëtorësh.
Bonusi prej 450 € do të paguhet mbi pagat normale - por vetëm në Gjermaninë perëndimore për shkak të diferencës në kostot e jetesës.
Punonjësit në sektorin e lyerjes dhe llakimit mund të presin gjithashtu që të marrin një bonus kompensimi nga inflacioni, së bashku me pagat e tyre të muajit maj.
Rritja e pagës në Gjermani po kthehet në një nevojë të padiskutueshme duke marrë shkas nga inflacioni dhe rritja e papërballueshme e cmimeve. Në muajin maj edhe punonjësit në azile dhe infermierët do të kenë një rritje page.